Sport

PETICIONI/ Dhjetëra futbolliste të “La Rojas” nënshkruajnë për largimin e Rubiales. Kampionia Jenni Hermoso firmos e para…

Presidenti i Federatës Spanjole të Futbollit, Luis Rubiales, me kokëfortësi nuk jep dorëheqjen për gjestin e paprecedentë të puthjes në buzë të Jenni Hormosos, pas finales së Sidneit. Të gjithë janë kundër tij

26 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA
PETICIONI/ Dhjetëra futbolliste të “La Rojas”

SPANJE - 81 futbolliste spanjole kanë nënshkruar një letër kolektive, duke refuzuar të luajnë për Spanjën derisa presidenti Luis Rubiales të largohet nga detyra e tij. Natyrisht, “viktima” Jenni Hermoso është emri i parë në listën e nënshkrimeve.

Edhe pse Rubiales pretendon se puthja që i dha asaj gjatë festimeve të Kupës së Botës ishte ‘konsensuale’, Hermoso tani e ka hedhur poshtë pretendimin.

Duke folur për "Marca"-n, Hermoso ka thënë: “Dua të sqaroj se, siç shihet në pamjet, në asnjë moment nuk kam dhënë pëlqimin për puthjen që ai më dha dhe, natyrisht, në asnjë rast nuk e afrova presidentin. Nuk duroj që fjala ime të vihet në dyshim dhe aq më pak të shpikin fjalë që nuk i kam thënë kurrë”.

Të premten, më 25 gusht, Luis Rubiales mbajti një konferencë shtypi në të cilën u mbrojt, duke thënë disa herë se nuk do të japë dorëheqjen.

Hermoso është golashënuesja më e mirë i të gjitha kohërave për ekipin e femrave të Barçës dhe Spanjës. Ajo aktualisht luan në Meksikë për Pachuca. Ja dhe peticioni...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll