Sport

Gjermani Marc-Andre ter Stegen do të qëndrojë në Katalonjë deri në vitin 2028...

Marrëveshja e re e portierit gjerman me katalanasit është edhe për pesë vite të tjera në “Camp Nou”. Klauzola e blerjes së Ter Stegen është 500 milionë euro.

26 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Gjermani Marc-Andre ter Stegen do të qëndrojë në

SPANJE - Barcelona njoftoi në faqen e saj zyrtare vazhdimin e kontratës me gardianin e saj Marc-Andre ter Stegen.

Marrëveshja e re e portierit gjerman me katalanasit është edhe për pesë vite të tjera në “Camp Nou”. Klauzola e blerjes së Ter Stegen është 500 milionë euro.

31-vjeçari gjerman, i formuar te Borussia (Mönchengladbach), zbarkoi në Barcelonë gati një dekadë më parë, në korrik 2014 në një transferim prej 12 milionë eurosh.

Ter Stegen ka fituar 16 trofe me Barcelonën, duke përfshirë pesë herë titullin spanjol dhe një here Champions League. Ai ka luajtur 379 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, duke pësuar 368 gola dhe duke e mbajtur në 159 raste portën të pastër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll