Aktualitet

Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit! Kush është pronari i "Orange Club", i shpëtoi atentatit në 2021, akuzohej nga Berisha se i preu veshin turistit

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente. 

26 Gusht 2023, 09:29 Nga A.B
Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit! Kush është
Spiro Iljadhi

SARANDË- Pronari i clubit të njohur në Sarandë 'Orange Club', Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim nga Policia, pas vdekjes tragjike të kamerierit 17-vjeçar Antonio Delilaj. 

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente. 

Në 21 qershor të vitit 2021 u qëllua me breshëri automatiku rreth 20 herë ndaj Iljadhit, i cili mori plagë në bark, e iu desh të merrte trajtim mjekësor. Autorë ishin dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, të cilët u arrestuan nga Policia. 

Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit! Kush është

Në gusht të vitit 2019, një denoncim u bë ndaj biznesit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pronari akuzohej se i preu veshin një turisti.  Asokohe, Iljadhi u kontaktua nga Dosja.al, dhe tha se në ambientet e Bar Orange në Sarandë nuk ka ndodhur asnjë sherr, si ai i denoncuar nga Berisha. Ai nuk mohoi dijeninë e tij për ngjarjen, por tha se nuk kishte asnjë lidhje as ai personalisht dhe as stafi i Orange.

Biznesmeni 37-vjeçar ka disa vite që punon në Sarandë me “Orange Club”./Dosja.al

spiro iljadhi vdes kamarieri te orange club

Sondazh

Poll