Aktualitet

Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja” me mjetin e drejtuar nga italiani, plagoset polici në Sarandë (EMRAT)

Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.

26 Gusht 2023, 08:31 Nga A.B
Aksidentohet motori i forcave “Shqiponja” me mjetin e drejtuar nga
Policia

SARANDË- Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur pas mesnate në Sarandë, në zonën e quajtur 'Qafë Gjashë'. Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.

Të aksidentuarit mësohet se janë Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta. Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë./Dosja.al

plagoset polici i shqiponjave

Sondazh

Poll