Aktualitet

TRONDITËSE në Sarandë, vdes kamerieri 17-vjeçar i "Orange Club"

Viktimën e ka kapur ashensori duke i këputur kokën

26 Gusht 2023, 08:14 Nga A.B
TRONDITËSE në Sarandë, vdes kamerieri 17-vjeçar i
Orange Club

SARANDË-Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek "Orange Club" në Sarandë. Një 17-vjeçar i cili punonte si kamerier në këtë klub ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 02:00 pas mesnate.

Raportohet se viktimën e ka kapur ashensori duke i këputur kokën, vdekje kjo e ndodhur në rrethana ende të paqarta, të pazbardhura për qytetarët nga organet kompetente.

Ambulanca dhe policia janë paraqitur në vendin ku ka ndodhur tragjedia. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar./Dosja.al

vdes kamarieri te orange club

Sondazh

Poll