Sport

Struga ishte e pafat! Ajo bëri lojën, por ndeshjen e fitoi Breidablik...

Struga ngec në takimin e parë ndaj Breidablik, duke e shtyrë për javën e ardhshme diskutimin e “biletës” për kalimin në fazën e grupeve të Conference League.

24 Gusht 2023, 19:43 Nga DOSJA
Struga ishte e pafat! Ajo bëri lojën, por ndeshjen e fitoi

MAQEDONIA E VERIUT - Ndeshja e parë e Strugës, për fazën “play-off” të Conference League, me ekipin Breidablik nga Islanda, që u luajt në “SRC Biljanini Izvori” të Ohrit, u mbyll me rezultatin 0-1.

Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të me Shabanin, por pas verifikimit në VAR, goli u anulua për faull. Ndërsa në minutën e 35-të Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin miqve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë, Struga diktoi gjatë gjithë kohës ritmin dhe ishte në disa raste pranë golit të barazimit, por fati nuk ishte në anën e saj. Në fund gjithçka u mbyll me fitoren e Breidablik me rezultatin 0-1.

Ndërkohë Strugës në Islandë i duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, që të kalojë në raundin e grupeve të Conference League dhe të vijojë të shkruajë historinë në këtë sezon të veçantë. Në këtë takim të parë, Struga ishte e pa fat, ajo bëri lojën, pati raste, por ndeshjen e fituan islandezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll