Sport

E FUNDIT! Alarm te Barcelona. Dëmtohet Pedri, mesfushori disa javë jashtë fushës

Pedri do të mungojë për disa javë, pasi Barcelona thotë se mesfushori vuan nga një problem në kofshën e djathtë.

24 Gusht 2023, 19:26 Nga DOSJA
E FUNDIT! Alarm te Barcelona. Dëmtohet Pedri, mesfushori disa javë

SPANJE - Alarm në kampin katalanas. Pedri ka dëmtuar kofshën e djathtë dhe do të mungojë për disa javë, sipas mediave spanjole. 

Në deklaratën e saj, Barcelona nuk përmend periudhën e mungesës së tij, por thekson se kjo do të përcaktohet nga progresi i rehabilitimit.

Duhet theksuar, se mesfushori 20-vjeçar ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe në të njëjtën këmbë, që e pësoi shkurtin e kaluar dhe e mbajti jashtë për dy muaj.

Mesfushori spanjol ka luajtur në dy ndeshjet e para të ‘Blaugranave’ këtë sezon dhe ai gjithashtu shënoi në hapjen e La Ligas kundër Cádiz.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll