Aktualitet

VIDEO- Drift në sheshin “Nënë Tereza”, gjobitet drejtuesi i “Benz-it”

24 Gusht 2023, 19:15 Nga f.i
VIDEO- Drift në sheshin “Nënë Tereza”, gjobitet
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Drejtuesi i mjetit tip "Benz" është gjobitur me 60 000 lekë, pasi është filmuar duke bërë drift në sheshin "Nënë Tereza".

Njoftim i policisë: 

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor!

 

tirane

Sondazh

Poll