Sport

Partizani zbret i pari në fushë nga klubet shqiptare në Europë pasditen e sotme!

Shkalla e vështirësisë tashmë është rritur dhe Partizanit duhet të “djersisë” akoma më shumë për të bërë historinë në Europë. Edhe kompanitë e basteve këtë herë nuk janë në anën e demave. Për herë të parë në këto eliminatore të kuqtë e Zoran Zekic janë jofavoritë.

24 Gusht 2023, 13:52 Nga DOSJA
Partizani zbret i pari në fushë nga klubet shqiptare në

KAZAKISTAN – Kampionët e vendit të Partizanit do të luajnë në orën 16:00 me orën tone lokale,  përballë Astanës së Kazakistanit ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League, pengesa e fundit e të kuqve përpara grupeve të këtij kompeticioni që asnjë skuadër e Shqipërisë nuk ka mundur të shkojë.

Shkalla e vështirësisë tashmë është rritur dhe Partizanit duhet të “djersisë” akoma më shumë për të bërë historinë në Europë. Edhe kompanitë e basteve këtë herë nuk janë në anën e demave.  Për herë të parë në këto eliminatore të kuqtë e Zoran Zekic janë jofavoritë.

Fitorja e Astanës kuotohet me 1.63, kundrejt 4.6 që vlerësohet triumfi i Partizanit. Ndërkohë barazimi vlerësohet 3.8.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll