Politike

PD e Bashës zgjedh kandidatin për garën në Bashkinë e Kukësit, Arif Rexhmati: Primaret s’i shërbejnë bashkimit

Rexhmati shprehu mirënjohjen për propozimin që i është bërë, ndërsa theksoi se në situatën që po kalon PD, është i gatshëm të jetë pjesë e një zgjidhje përbashkuese që do të çonte në përfaqësimin me një kandidat të vetëm.

23 Gusht 2023, 17:32 Nga f.i
PD e Bashës zgjedh kandidatin për garën në Bashkinë e
Arif Rexhmati

KUKËS- Arif Rexhmati është emri i propozuar nga PD e Bashës për kandidat të Bashkisë së Kukësit, në zgjedhjet që pritet të mbahen në 24 shtator.

Në një reagim të tij, Rexhmati shprehu mirënjohjen për propozimin që i është bërë, ndërsa theksoi se në situatën që po kalon PD, është i gatshëm të jetë pjesë e një zgjidhje përbashkuese që do të çonte në përfaqësimin me një kandidat të vetëm.

“Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve, se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajsimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërise së tyre për fushatën. Hatërmbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me dëme te pariparueshme për rezultatin në zgjedhje,” – u shpreh Rexhmati.

PD e Bashës zgjedh kandidatin për garën në Bashkinë e

arif rexhmati

Sondazh

Poll