Aktualitet

David Wisner takohet me ambasadoren Hohmann: SHBA dhe BE mbështesin integrimin e Shqipërisë

23 Gusht 2023, 17:59 Nga f.i
David Wisner takohet me ambasadoren Hohmann: SHBA dhe BE mbështesin
David Wisner dhe Christiane Hohmann

TIRANË- David Wisner, i ngarkuari me punë nga SHBA-ja në Tiranë ka zhvilluar një takim me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann.

Reagimi:

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit. Ata diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.

 

david wisner christiane hohmann

Sondazh

Poll