Aktualitet

Vidhen paratë nga objekti i kultit në Kolonjë, policia në kërkim të autorëve

Grabitja ka ndodhur dje, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve

23 Gusht 2023, 15:52 Nga m.s
Vidhen paratë nga objekti i kultit në Kolonjë, policia në
policia

Policia njofton se një shumë parash është vjedhur nga një objekt kuti në fshatin Starje në Kolonjë. Grabitja ka ndodhur dje, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“Më datë 22.08.2023, gjatë natës, në fshatin Starje, Kolonjë, në një objekt kulti (tyrbe), është vjedhur nga arka, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

kolonjë objekt kulti

Sondazh

Poll