Aktualitet

Të shtëna me armë pas sherrit në Korçë, policia kap dy vëllezërit në Pogradec

Policia ka ndaluar vëllezërit, të cilët ishin shpallur në kërkim prej datës 10 gusht

22 Gusht 2023, 22:12 Nga m.s
Të shtëna me armë pas sherrit në Korçë, policia
policia Korçe

Policia ka ndaluar dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim prej datës 10 gusht. Dhimitër dhe Mateo Dadushi pritet që të dalin para togave të zeza, për masën e sigurisë. Ata janë kapur në Pogradec.

Konflikti ka ndodhur në lagjen nr. 8 në Korçë. Vëllezërit Dhimitër dhe Mateo Dadushi, për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin F. R.

Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar policinë.

dhimitër dadushi mateo dadushi

Sondazh

Poll