Politike

Uji i Syrit të Kaltër drejt Italisë? Zhupa: Do ishte çmenduri, asnjë shkatërrim nuk do të pranohet

Ajo bën të ditur se do kërkojë informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

20 Gusht 2023, 13:27 Nga A.B
Uji i Syrit të Kaltër drejt Italisë? Zhupa: Do ishte
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas lajmeve të një projekti të përmendur së fundmi në media për të çuar ujin e Syrit të Kaltër drejt Italisë. Sipas saj pas pushimeve disa ditore të kryeministres italiane, Meloni në Vlorë, ku u takua edhe me kryeministrin Rama, në Syrin e Kaltër po raportohet vendosja e tubacioneve. 

Ajo bën të ditur se do kërkojë informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

Statusi i Zhupës

SYRI KALTËR NUK ËSHTË MALL NË SHITJE! 

Dje dhe sot mediat japin lajme në lidhje me vendosjen e tubave tek Syri i Kaltër me qëllim furnizimin me ujë të rajonit të Puglias në Itali. Edhe vizita miqësore e kryeministres Meloni, lidhet me këtë sipas burimeve mediatike. 

Nuk është hera e parë që dëgjohen të tilla përpjekje me Italinë dhe me Greqinë por do ishte cmenduri, papërgjegjshmëri dhe antiligjore një projekt i tillë me cilindo shtet.

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie natyrore. 

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër. Aq më pak të mund të mendohet apo pranohet dicka e tillë për shtetet fqinje.

Si deputete përfaqësuese edhe e Finiqit, bashkisë ku ndodhet Syri i Kaltër do kërkoj informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

ina zhupa

Sondazh

Poll