Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 8 vite më parë, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit.

21 Gusht 2023, 13:34 Nga A.B
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 8
Policia

ELBASAN- Një 65-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, mirëpo sot është kryer denoncimi. 

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin , 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.

elbasan

Sondazh

Poll