Politike

Berisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin 2017, SPAK e mbrojti përsëri

Berisha deklaroi se Beqaj pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin.

18 Gusht 2023, 13:25 Nga A.B
Berisha: Beqaj pagoi 300 mijë euro për mbylljen e dosjes në vitin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi. Sipas tij, Beqaj pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin.

PJESË NGA DEKLARATA:

Dihej botërisht se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi. Natyrisht, pas hetimit dyvjeçar, thuhet se pagoi 300 mijë euro dhe në vitin 2017, prokuroria deklaroi se kontrata është në përputhje me ligjin.

Natyrisht, ndërhyrja e Edi Ramës ishte shumë e fortë. Vijmë kësaj radhe. Ka një moment shumë interesant, këto vendime gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.

Nuk është SKAP-i ai që ka meritën e vazhdimit të hetimit. Përkundrazi, SKAP-i e mbrojti Ilir Beqën. Është gjykatësi, ç’është e vërteta, që ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqën. Pse e ka bërë? Se edhe atë, ndërgjegja njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë në atë mënyrë një dosje ku nga rreshti i parë gjer të fundit është Ilir Beqaj dhe Ilir Rrapaj. Dhe ai ka thënë të mos turpërohem. Vetëm një organ i kontrolluar nga Edi Rama mund t’i lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar SKAP-i në këtë rast. Askush tjetër nuk mund ta bëjë.

sali berisha

Sondazh

Poll