Politike

Ftesa e Mitsotakis për Begajn, Presidenca: Nuk do marrë pjesë për shkak të axhendës

E pyetur nga Euronews Albania për ftesën e marrë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, presidenca bën me dije se Begaj nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të agjendës.

18 Gusht 2023, 15:52 Nga I.A
Ftesa e Mitsotakis për Begajn, Presidenca: Nuk do marrë pjesë
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj nuk do të marrë pjesë në darkën informale që do të mbahet në Athinë më 21 gusht. E pyetur nga Euronews Albania për ftesën e marrë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, presidenca bën me dije se Begaj nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të agjendës.

“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, u përgjigj presidenca.

Ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Në takim do marrin pjesë: Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borgiana Christo.

bajram begaj

Sondazh

Poll