Politike

Zgjedhjet në Kukës/ Berisha: Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën

Berisha tha se në zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit do të futen si koalicion.

18 Gusht 2023, 12:56 Nga A.B
Zgjedhjet në Kukës/ Berisha: Me Lulzim Bravën ka aleancë aq
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me deputetin Lulzim Bashën për zgjedhjet e Kukësit. 

“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Demokratët duhet të bashkohen por Lul Brava e Ali Basha janë pengje mjerane të keqpërdorura nga Edi Rama”

Berisha tha se në zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit do të futen si koalicion.

Ne do shkojmë si koalicion, koalicioni është koalicion, do krijohet ndonjë koalicion më i gjerë këtë do e shohim. Partia e Lirisë do të jetë dhe e falenderoj shumë, shpresoj që edhe aleatët e tjerë të na mbështesin”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll