Sport

FOTO/ A keni parë atlete më seksi se sa gjermania Alica Schmidt? Njihuni me të...

Ylli gjerman, Alica Schmidt, e cila u emërua edhe si ‘atletja më seksi në botë’ gjatë Lojërave Olimpike të Tokios 2021, po fokusohet në sportin e saj të preferuar.

17 Gusht 2023, 17:10 Nga DOSJA

FOTO/ A keni parë atlete më seksi se sa gjermania Alica Schmidt?

GJERMANI - Ajo sfiloi në Javën e Modës së Milanos për Boss shtatorin e kaluar, e veshur me koleksionin Russell Athletic të shtëpisë së modës.

Alica Schmidt tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, krahas supermodeleve Gigi Hadid, Joan Smalls dhe Irina Shayk.1

FOTO/ A keni parë atlete më seksi se sa gjermania Alica Schmidt?

Edhe pse Schmidt ka 4.2 milionë ndjekës në Instagram, ajo ka gjëra që zgjedh të mos i ndajë në rrjetet sociale. Ajo i përdor rrjetet sociale duke ndarë vetëm aspekte të jetës së saj atletike, shkruan tch.

Alica Schmidt, e lindur më 8 nëntor 1998, ishte një anëtare e ekipit kombëtar gjerman, që doli i dyti në garën e stafetës 4×400 m në Kampionatin Evropian të Atletikës U20 më 2017 dhe e treta në të njëjtën garë në Kampionatin Evropian të Atletikës U23 më 2019.

FOTO/ A keni parë atlete më seksi se sa gjermania Alica Schmidt?

Schmidt ishte anëtare e ekipit gjerman të stafetave në Lojërat Olimpike Verore më 2020, megjithëse ajo nuk konkurroi.

Ajo është një atlete jashtëzakonisht e talentuar, që thotë se nuk i intereson titulli i saj si “Miss”-i i atletikës, por fokusohet në vendosjen e qëllimeve më të larta dhe të bëhet gjithnjë e më mirë.

FOTO/ A keni parë atlete më seksi se sa gjermania Alica Schmidt?

23-vjeçarja, e cila ka ecur në sfilata dhe tapete të kuq, shprehet se “Bukuria bazohet në opinionin subjektiv të dikujt tjetër që gjykon pamjen e një personi. Dua të besoj se bukuria vjen nga brenda!”

FOTO/ A keni parë atlete më seksi se sa gjermania Alica Schmidt?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll