Politike

Hyn në fuqi ligji për mjekët e rinj, Begaj nuk u shpreh kundër

Presidenti i Republikës ka zgjedhur të mos shprehet, pra as e ka dekretuar por as nuk e ka kundërshtuar duke e kaluar në heshtje, dhe duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligjit.

15 Gusht 2023, 15:38 Nga m.s
Hyn në fuqi ligji për mjekët e rinj, Begaj nuk u shpreh
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj nuk është shprehur kundër lidhur me ligjin për mjekët e ri, duke bërë që të hyjë në fuqi. Ligji është zyrtarizuar pasi ka kaluar në heshtje një ditë më parë nga Kreu i Shtetit. Ky ligj hyn në fuqi sapo të miratohet nga Fletorja Zyrtare.

Më herët, studentët e mjekësisë protestuan më parë se ky ligj do votohej në Parlament, por  shpresonin se nuk do të dekretohej nga presidenti e do ta kthente për rishqyrtim. Por Presidenti i Republikës ka zgjedhur të mos shprehet, pra as e ka dekretuar por as nuk e ka kundërshtuar duke e kaluar në heshtje, dhe duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligjit.

Maturantët të cilët kanë aplikuar për të studiuar në degën e mjekësisë së përgjithshme, vijojnë testimin e informatizuar për të dytën ditë me radhë. Por 400 maturantët që do të shpallen fitues do të duhet që të lidhin më parë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, se pranojnë të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre pas përfundimit të studimeve e më pas të pajisen me diplomë. Testimi i informatizuar do të zhvillohet deri në datën 23 gusht, e më pas nga 1813 aplikues do të përzgjidhen 400 fitues.

bajram begaj mjeket

Sondazh

Poll