Bota

Spiunonin rusët, arrestohen 3 shtetas bullgarë në Britani

Tre të pandehurit u arrestuan në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare nga detektivë kundër terrorizmit nga Policia Metropolitane, e cila ka përgjegjësinë e policisë kombëtare për spiunazh.

15 Gusht 2023, 12:48 Nga a.l
Spiunonin rusët, arrestohen 3 shtetas bullgarë në Britani
Të arrestuarit

BRITANI E MADHE- Tre shtetas bullgarë janë vënë në pranga nga autoritetet në Britaninë e Madhe pasi dyshohet se punon për shërbimet ruse të sigurisë. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Orlin Roussev, 45 vjeç, nga Great Yarmouth, Norfolk, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç, nga Harrow, në veriperëndim të Londrës dhe Katrin Ivanova, 31 vjeç, me të njëjtën adresë Harroë, të cilët do të përballen me akuzat për këtë vepër penale, shkruajnë mediat e huaja.

Tre të pandehurit u arrestuan në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare nga detektivë kundër terrorizmit nga Policia Metropolitane, e cila ka përgjegjësinë e policisë kombëtare për spiunazh. Dokumentet përfshijnë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera për MB, Bullgari, Francë, Itali, Spanjë, Kroaci, Slloveni, Greqi dhe Republikën Çeke.

arrestime ne britani

Sondazh

Poll