Bota

Hovenier takim me ministrin serb të Qeverisë: Vlerësojmë përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë

Diplomati amerikan ka shprehur vlerësim për përpjekjet e Rashiqit dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimit të serbëve që duan të kthehen. Sipas tij, çështja e kthimit mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët. 

14 Gusht 2023, 17:33 Nga a.l
Hovenier takim me ministrin serb të Qeverisë: Vlerësojmë
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier njofton se sot ka zhvilluar një takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiç. Diplomati amerikan ka shprehur vlerësim për përpjekjet e Rashiqit dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimit të serbëve që duan të kthehen. Sipas tij, çështja e kthimit mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët. 

“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, shkroi Hovenier në Twitter.

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll