Bota

Çelet seminari i 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare/ Ambasadori britanik në Kosovë: Kam patur nderin të mësoj gjuhën shqipe

Ai gjithashtu shton se veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.

14 Gusht 2023, 17:27 Nga a.l
Çelet seminari i 41-të për gjuhën, letërsinë dhe
Nicholas Abbott

KOSOVË-  Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Në një postim në rrjete sociale, Abbot shprehet se e ka patur për nder të mësojë gjuhën shqipe.

“Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se: Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi”, thotë ai në postimin  e bërë në Facebook.

Ai gjithashtu shton se veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.

nicholas abbott

Sondazh

Poll