Bota

Zjarret shkatërruese në Hawaii! Senatorja amerikane: Nuk ka asnjë justifikim për këtë tragjedi

Hirono pranoi se shteti është në një periudhë “shoku dhe humbjeje”.

14 Gusht 2023, 07:51 Nga f.i
Zjarret shkatërruese në Hawaii! Senatorja amerikane: Nuk ka asnjë
Hawaii

SHBA- Teksa numri i viktimave ka shkuar në 93, si pasojë e zjarreve në shtetin amerikan të Hawaii, senatorja Mazie Hirono u shpreh se nuk ka asnjë justifikim për situatën e rëndë.

“Unë nuk do të bëj asnjë justifikim për këtë tragjedi. Por Prokurori i Përgjithshëm ka nisur një rishikim të asaj që ka ndodhur me ato alarme dhe disa nga veprimet e tjera që janë ndërmarrë”,- tha senatorja Mazie Hirono për CNN duke shtuar se tani për tani është fokusuar tek nevoja për shpëtimin e njerëzve.

Ndër të tjera, Hirono pranoi se shteti është në një periudhë “shoku dhe humbjeje”.

“Ne e dimë se rimëkëmbja do të jetë e gjatë dhe burimet do të jenë të nevojshme. Fokusi për momentin është me të vërtetë në rimëkëmbjen. Ka ende njerëz që janë të pagjetur. Ata duhet të identifikohen. Ka një thirrje për njerëzit që të vijnë për të siguruar ADN,"- shtoi Hirono.

zjarret ne hawaii

Sondazh

Poll