Art&Argëtim

Akademia Suedeze mbron zgjedhjen për çmimin Nobel për Letërsi 2019 ndaj Peter Handkes

18 Tetor 2019, 08:12 Nga DOSJA
Akademia Suedeze mbron zgjedhjen për çmimin Nobel për

SUEDI- Pas ndarjes së çmimeve Nobel në Letërsi, ku për këtë vit trofeun e rrëmbeu Peter Handkes, një pjesë e madhe e figurave të njohura të artit dhe letërsisë  e kundërshtuan madje nisën një peticion për tërheqjen e çmimit ndaj Handekes.

Por ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar mbrëmjen e djeshme se Akademia Suedeze e ka mbrotjur hapur vendimin për çmimin Nobel për letërsinë për vitin 2019 të fituar nga Handkes.

Bazuar në deklaratën e Akademisë Suedeze, thuhet se shkrimtari ka bërë publike komente provokuese, por nuk ka qenë pro sulmeve e dhe vrasjeve të njerëzve.

Të gjithë e kritikuan vendimin për të shpallur fitues të Nobelit për Letërsi 2019, shkrimtarin Handke. Madje kritikues për këtë vendim ishin edhe të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës të vitit 1995 të cilët kanë bërë thirrje që akademia të anulojë vendimin e shpallur javën e kaluar.

Çmimi Nobel për letërsinë u fitua nga dy shkrimtarët, polakja Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore. Por teksa në të shkuarën akademia ka qënë gjithmonë e kujdesshme që të mos zgjedhje autorë që mund të kenë të shkuar të dyshimtë politike, kësaj herë kujdesi është “hedhur jashtë nga dritarja” pikërisht me polakun. Përveç librave të tij, Handke u bë i njohur për të gjithë për polemikat që hapi duke marrë pjesë në funeralin e Slobodan Millosheviçit në vitin 2006. Funeral në të cilin mbajti edhe një fjalim të ashpër në gjuhën serbe duke e përshkruar veten si një person “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”. Handke e kishte shprehur hapur se Slobodan Miloseviç, një figurë që ai e admironte prej kohësh edhe pse akuzohej për genocid. Shkrimtari mohonte edhe masakrën serbe në Srebenica duke përshkuar edhe bombardimin e Serbisë nga NATO si një krim lufte. Millosheviç, ish-presidenti Jugosllavisë, u akuzua për genocid dhe krime të tjera të luftës  nga Gjykata Penale Ndërkombëtare para se të vdiste.

Burimi: Reuters  

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture akademia suedeze handekes nobeli në letërsi akademia suedeze handekes nobeli në letërsi

Sondazh

Poll