Art&Argëtim

“Me ditë të tëra kam qëndruar pa folur”, Aurela Gaçe momentin më të vështirë: U kurova nga mjeku më me zë në Ame

18 Tetor 2019, 06:02 Nga DOSJA
“Me ditë të tëra kam qëndruar pa folur”, Aurela

Tiranë- Aurela Gaçe, këngëtarja e njohur ka deklaruar në një intervistë në Vizion Plus, se jeta e saj ka qenë e mbushur me plot sfida.

Ajo ka treguar se abuzimi me zërin, puna pa limit e padija lidhur me teknikat e menaxhimit të zërit, e vendosi Aurelën në pozita tepër të vështira, duke arritur deri aty sa të vinte seriozisht ecurinë e saj të mëtejshme në fushën e muzikës.

Atëherë pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punojë shumë por kam mësuar teknika të rejë, sesi ta pushojë zërin, si të punojë me zërin, si ta ruajë atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush dhe i rrëzon…”, është shprehur ajo. 

Njohja dhe pas ndjekja me një nga emrat më të njohur të fushës në SHBA, Wen Corovin, ndezi shpresat dhe i dha asaj forcat për të vazhduar më tej në karrierën e saj.

“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Wen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të Broadway… Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë… I thërrita vetes, pasi aty kam pasur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…” Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova! Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baras me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja… Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim…” u shpreh Aurela Gaçe.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe sfida e aurela gaçes aurela gaçe sfida e aurela gaçes

Sondazh

Poll