Sport

Manchester United arrin marrëveshje me Fenerbahcen për t’i dhënë Fredin

Fredi duhet të konsiderohet si lojtar i Fenerbahçes. Skuadra turke ka njoftuar marrëveshjen me Manchester United dhe se mesfushori brazilian do t'i nënshtrohet testeve mjekësore të shtunën.

12 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA
Manchester United arrin marrëveshje me Fenerbahcen për t’i

ANGLI - Fredi është larguar nga Manchester United. Mesfushori brazilian do të vazhdojë karrierën te skuadra turke Fenerbahce, të cilët kanë njoftuar marrëveshjen e tyre me “Djajtë e Kuq”.

E vetmja gjë që mbetet sigurisht është kalimi i testeve mjekësore, që do të zhvillohen të shtunën e 12 gushtit dhe sigurisht të kryhen të gjitha procedurat e tjera.

Fred luajti për United për pesë vjet (2018/23) dhe bëri 213 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll