Aktualitet

E rëndë në Maliq! Plagos me thikë gruan dhe godet djalin! 62-vjeçari nuk dorëzohet, qëllon me armë zjarri policinë (EMRAT)

Ramiz Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

12 Gusht 2023, 07:29 Nga f.i
E rëndë në Maliq! Plagos me thikë gruan dhe godet djalin!
foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku Ramiz Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç. Nënë e bir aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Në momentin që policia mbëriti në vendngjarje, 62-vjeçari ishte mbyllur në shtëpi, i armatosur. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale dhe nuk pranon të dorëzohet.

Në vendngjarje, kanë mbërritur edhe Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e Korçës, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me Ramiz Muçollarit ai të dorëzohet.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

maliq

Sondazh

Poll