Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ RENEA e qëlloi për vdekje, del FOTOJA. 62-vjeçari i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku, pranë trupi edhe arma

Siç duket edhe nga pamjet, viktima është qëlluar nga RENEA ndërsa në dorë ka ende armën e zjarrit dhe municione, të cilat i ka në një thes.

12 Gusht 2023, 09:39 Nga k.m.
PAMJE TË RËNDA/ RENEA e qëlloi për vdekje, del FOTOJA.
Pamje nga vendi i ngjarjes

MALIQ- Pasi rezistoi për rreth tetë orë duke iu kundërvënë me armë forcat e RENEA-s dhe Policisë së Shtetit, 62-vjeçari Ramiz Muçollari nga Maliq u ekzekutua mëngjesin e së shtunës. Siç duket edhe nga pamjet, viktima është qëlluar nga RENEA ndërsa në dorë ka ende armën e zjarrit dhe municione, të cilat i ka në një thes.

PAMJE TË RËNDA/ RENEA e qëlloi për vdekje, del FOTOJA.

Mbrëmjen e djeshme, Muçollari plagosi me thikë bashkëshorten tij Pëllumbeshë Muçallori dhe goditi me tytën e armës djalin e tij, Kamber Muçollari. 62-vjeçari Muçollari vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa një ditë më parë familjarët kanë tentuar ta shtrojnë në spital, gjë që mendohet të ketë qenë zanafilla e konfliktit.

maliq ramiz mucollari

Sondazh

Poll