Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Termometri pritet të shkojë në 36 gradë Celsius, të dielën reshje të dobëta shiu në male

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.

11 Gusht 2023, 21:38 Nga m.s
Keni bërë plane për fundjavën? Termometri pritet të
foto ilustruese

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura, ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e dielë reshje të dobëta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Keni bërë plane për fundjavën? Termometri pritet të

Keni bërë plane për fundjavën? Termometri pritet të

moti reshje te pakta shiu fundjave shqiperi

Sondazh

Poll