Art&Argëtim

Emisioni i ri i Bledi Strakoshës: Të famshmit do të rrëfejnë sekretet në dhomën e hotelit

3 Mars 2019, 14:20 Nga DOSJA
Emisioni i ri i Bledi Strakoshës: Të famshmit do të

Së shpejti, në RTSH, nis transmetimi i emisionit më të ri “Me Bledin” që do të drejtohet nga Bledi Strakosha. Nisur nga spoti, duket se ai do t’i rikthehet një formati të ngjashme me emisionin që nisi transmetimin në 2003-shin, “Blue”, me të cilin është identifikuar përherë.

Në një intervistë për Panorama Plus, Bledi tha se: “Blue erdhi në ekran në një kohë kur mungonin thuajse krejtësisht intervistat me personazhet e njohur”.

Programi do të ndërtohet me bazë intervistën, ku njerëz të famshëm do të rrëfejnë “sekretet” e tyre, duke nisur fillimisht në bar e për të përfunduar te dhoma e gjumit e hotel Plaza-s. Strakosha nuk preferoi të zbulonte disa nga emrat e personazheve të ftuar, megjithëse shtoi se “janë njerëz të rëndësishëm që rrallë janë shprehur publikisht”. Personazhet do të jenë të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bledi strakosha me bledin se shpejti ne rtsh bledi strakosha me bledin se shpejti ne rtsh

Sondazh

Poll