Art&Argëtim

Gjatë përgatitjeve për në Eurovision, Jonida Maliqit i ndodh e papritura

3 Mars 2019, 13:24 Nga DOSJA
Gjatë përgatitjeve për në Eurovision, Jonida Maliqit i ndodh

Jonida Maliqi është duke u përgatitur për Eurovision 2019, seti fotografik, veshjet që do të performojë si dhe intervistat e ndryshme në gjuhën angleze, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme në Eurovision çdo vit.

Pak ditë më parë, Jonida zbuloi se për veshjen e saj do të kujdeset stilisti Ardi Asllani. Ndërkohë pak minuta më parë, Maliqi ka publikuar në ‘Instasory’ video të ndryshme, të cilët tregojnë që ajo është duke realizuar setin fotografik për të shoqëruar këngën. Mirëpo gjatë realizimit të setit me fotografen Edvina Meta, Jonidës i ka ndodhur një e papritur shumë e lezetshme dhe friksuese në të njëjtën kohë.

Përpara i është shfaqur një bari me kopen e tij, por mesa duket një cjap është shkëputur dhe i ka shkuar shumë pranë Jonidës. Ajo është frikësuar, megjithatë e ka kaluar situatën plot humor.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eurovision 2019 jonida maliqi surpriza ne setin fotografik eurovision 2019 jonida maliqi surpriza ne setin fotografik

Sondazh

Poll