Art&Argëtim

Ndryshimet në ‘Portokalli’, ja kush do të jenë moderatorët e rinj

3 Mars 2019, 12:07 Nga DOSJA
Ndryshimet në ‘Portokalli’, ja kush do të jenë

Ishte vetë regjisori, Altin Basha i cili u shpreh se “Portokallia” këtë sezon do të kishte edhe 2 moderatorë të tjerë, përveç Xhemit dhe Salsanos.

“Fillojmë me 4 moderatorë, do të jetë një surprizë interesante fillimi i këtij sezoni, do të vazhdojmë me surpriza të tjera. Kemi shumë produkt, i cili pret të shfaqet dhe jemi të kënaqur me rezultatin. Do jenë 2 aktorë të rinj meshkuj, por do të ketë edhe femra që do të vijojnë në sezon. Do të ketë të ftuar edhe aktorë të njohur”,-u shpreh Basha.

Sot, revista Who ka zbuluar se cilët janë këta moderarorë që do t’i bashkohen Xhemit dhe Salsanos. Në fakt kemi të bëjmë me aktorët e Portokallisë, të cilët do të vijnë të transformuar si personazhe të politikës shqiptare. Bëhet fjalë për Delinda Dishën në rolin e Elisa Spiropalit dhe Rezart Veleshnjës, i cili do të jetë në rolin e Erion Braçes.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz portokalli prezantuesit e portokallise sezoni i ri portokalli prezantuesit e portokallise sezoni i ri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Mars 2019, 06:15

Dashuri dhe para/ Horoskopi 3 mars 2019

DASHI Ju jeni të prirur për t’u tërhequr nga gjërat interesante. Gjithashtu do të jeni pjesë e disa aktiviteteve që do t’ju japin një llojë qetësie. Mund të ket...