Art&Argëtim

Qëlloi me armë Megan The Stallion, dënohet me 10 vite burg reperi Tory Lanez

Ai u shpall fajtor për tre akuza të lidhura me armë në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg.

9 Gusht 2023, 11:57 Nga k.m.
Qëlloi me armë Megan The Stallion, dënohet me 10 vite burg reperi
Tory Lanez dhe Megan Thee Stallion

KANADA- Reperi kanadez Tory Lanez është dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e muzikantes Megan Thee Stallion. Lanez qëlloi me armë zjarri fituesen e çmimit Grammy, Megan Thee Stallion në këmbë gjatë një debati pas një feste në vitin 2020.

Ai u shpall fajtor për tre akuza të lidhura me armë në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg. Të shtënat, të cilat polarizuan botën e muzikës, detyruan Megan Thee Stallion t'i nënshtrohej një operacioni për të hequr plumbat nga këmba e saj. Prokurorja e Qarkut të Los Angelos tha pas vendimit se fama e saj ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes ndaj çështjes së dhunës ndaj grave.

“Fakti që ajo është një artiste e suksesshme ka sjellë një qendër të rëndësishme për çështjen e dhunës ndaj grave,”- tha prokurori George Gascón.

Të shtënat ndodhën gjatë udhëtimit për në shtëpi nga një festë në pishinë e organizuar nga Kylie Jenner.

Prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit të shqiptojë një dënim me 13 vjet burg. Por shtuan se Lanez meritonte një dënim të gjatë, megjithatë vendimi u mor për 10 vite heqje lirie. Lanez, emri i vërtetë Daystar Peterson, ka pasur 7 albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit./BBC

tory lanez megan thee stallion

Sondazh

Poll