Bota

'Brnabiç ka nerva'/ 'Revoltohet' ish-ambasadori holandez në Kosovë: Qeveria e Serbisë bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon

10 Gusht 2023, 19:37 Nga a.l
'Brnabiç ka nerva'/ 'Revoltohet' ish-ambasadori
Robert Bosch

KOSOVË- Ish-ambasadori holandez Robert Bosch ka reaguar ndaj kryeministres serbe Ana Brnabiç, e cila gjatë një takimi me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, tha se përmbushja e obligimeve është parakusht për vazhdimin e normalizimit me Kosovën. Në një postim në rrjete sociale ai shkruan se Qeveria e Serbisë bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon . 

"Brnabic ka nerva! Qeveria e saj bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon dhe ajo fajëson palën tjetër. Për Serbinë normalizimi nënkupton Kosovën sërish nën sundimin serb. Ata po luajnë kështu me fjalët, kjo bëhet gjithnjë e më e qartë. Koha që BE-ja ta shohë më në fund!", ka shkruar ai në "Facebook". 

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

Pas një pajtimi të arritur me 10 korrik në Bratislavë në një takim ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, policia e Kosovës tashmë ka përgjysmuar praninë e saj në dhe rreth ndërtesave të komunave në veri.

Qeveria e Kosovës është vënë në përpjekje për të siguruar bazën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve, duke hartuar një dokument që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes një peticioni

robert bosch

Sondazh

Poll