Aktualitet

DETAJET/ Kishte shkuar të punonte në Ksamil gjatë sezonit veror, kamarieri ra nga kati i dytë i resortit luksoz

Anduel Hoxha ra nga kati i dytë rreth orës 03:00 pas mesnate, në rrethana ende të paqarta

9 Gusht 2023, 21:40 Nga m.s
DETAJET/ Kishte shkuar të punonte në Ksamil gjatë sezonit veror,
resorti ne Ksamil

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen në Ksamil, ku u raportua se një i ri kishte rënë nga kati i dytë i një resorti luksoz. Anduel Hoxha nga Lushnja, 19-vjeç, punonte kamarier në resortin luksoz Kep Merli. Ai kishte shkuar për të punuar aty gjatë sezonit veror. Anduel Hoxha ra nga kati i dytë rreth orës 03:00 pas mesnate, në rrethana ende të paqarta. I riu u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës, dhe më pas u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Çfarë njoftoi policia

"Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Ksamil është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën".

ksamil resort luksoz anduel hoxha

Sondazh

Poll