Bota

BE ndihmon Slloveninë me 400 milionë euro pas përmbytjeve

Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut goditën zona të mëdha të Austrisë jugore, ku një person humbi jetën.

9 Gusht 2023, 19:42 Nga m.s
BE ndihmon Slloveninë me 400 milionë euro pas përmbytjeve
Permbytje ne Slloveni

SLLOVENI- Bashkimi Evropian do të japë 400 milionë euro ndihmë financiare për Slloveninë, e cila është prekur nga përmbytjet shkatërruese, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ne do të ndajmë 400 milionë euro” nga Fondi i Solidaritetit, “100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm”, u tha von der Leyen gazetarëve, pasi vizitoi zonat e prekura.

Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i Gjeneratës së ardhshme të BE-së, dhe të ridrejtojë 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit, shtoi presidenti i Komisionit.

"Dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur dhe tani dhjetëra mijëra familje në dëshpërim po pyesin se si do të mbijetojnë në javët dhe muajt e ardhshëm", tha kryeministri slloven Robert Golob.

Ai foli pak ditë më parë për “fatkeqësinë më të rëndë natyrore” të 30 viteve të fundit në vend, pasi shiu i rrëmbyeshëm shndërroi 2/3 e territorit slloven në një liqen të pafund.

Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e dheut goditën zona të mëdha të Austrisë jugore, ku një person humbi jetën, raportojnë mediat e huaja. 

Operacionet e riparimit të dëmeve po vazhdojnë me ndihmën e tetë vendeve evropiane, sipas Komisionit Evropian, me qeverinë sllovene që vlerëson se kostoja e dëmit mund të shkojë në disa miliardë euro.

"Ndryshimet klimatike padyshim luajtën një rol në këtë fatkeqësi natyrore", përfundoi Ursula von der Leyen.

slloveni permbytjet be

Sondazh

Poll