Bota

SHBA/ Gjashtë vjeçari qëlloi mësuesen me armën e së ëmës: Unë e bëra!

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër djalit, për shkak të moshës së tij, raportoi BBC. Megjithatë, nëna e tij, Deya Taylor, akuzohet për neglizhencë të një të mituri (vepër penale) dhe për shkaktim të pakujdesshëm të armës së zjarrit duke rrezikuar një fëmijë (kundërvajtje). Ajo është akuzuar edhe për deklarim të rremë kur ka blerë një armë.

9 Gusht 2023, 17:43 Nga m.s
SHBA/ Gjashtë vjeçari qëlloi mësuesen me armën e
foto ilustruese

SHBA- Një nxënës gjashtë vjeçar që qëlloi mësuesen e tij në SHBA, është mburrur për ngjarjen duke thënë: "Unë e qëllova dhe e vrava", tregojnë dokumentet e gjykatës. I mituri, pas sulmit tha: “e bëra unë” dhe se “i mora armën mamasë mbrëmë”.

Madje në dokumentet e gjykatës përmendet edhe një tjetër incident me të njëjtin nxënës, kur ai ishte në kopësht. Një mësues në pension i tha policisë se ai filloi ta "mbyste atë deri në pikën sa nuk mund të merrte frymë", raportojnë mediat e huaja. 

Mësuesja Abigail Zuerner, ngriti një padi prej 40 milionë dollarësh, duke akuzuar zyrtarët për neglizhencë të madhe për injorimin e shenjave paralajmëruese, ndërsa pretendonte se të pandehurit e dinin se fëmija "kishte një histori të shpërthimeve të rastësishme të dhunës".

Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër djalit, për shkak të moshës së tij, raportoi BBC. Megjithatë, nëna e tij, Deya Taylor, akuzohet për neglizhencë të një të mituri (vepër penale) dhe për shkaktim të pakujdesshëm të armës së zjarrit duke rrezikuar një fëmijë (kundërvajtje). Ajo është akuzuar edhe për deklarim të rremë kur ka blerë një armë.

Nëse shpallet fajtore, gruaja mund të përballet me 25 vite burg. Nxënësi qëlloi mësuesen e klasës së parë në krah dhe gjoks me armën e nënës së tij, më 6 janar, në një shkollë fillore në Virxhinia. Pas të shtënave, mësuesja i tha policisë se pa fëmijën duke qëndruar pranë tavolinës së saj dhe duke nxjerrë një armë zjarri nga xhepi i xhaketës.

Zuerner iu nënshtrua operacionit katër herë. Një mësues në shkollë dëgjoi të shtënat, dhe e mbajti nxënësin derisa mbërriti policia. 

shba qellon mesuesen

Sondazh

Poll