Bota

Shtëpia e personave me aftësi të kufizuara u përfshi nga zjarri, gjenden 9 trupa të pajetë

9 Gusht 2023, 14:38 Nga f.i
Shtëpia e personave me aftësi të kufizuara u përfshi nga
pamje nga vendngjarja

FRANCË- Nëntë trupa janë gjetur në rrënojat e djegura të një shtëpie pushimi për personat me aftësi të kufizuara që mori flakë në Francën lindore, raportojnë mediat e huaja.

Autoritet franceze raportojnë se kërkimet vazhdojnë për dy personat e tjerë.

Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Përballë kësaj tragjedie, mendimet e mia shkojnë për viktimat, për të lënduarit, për të dashurit e tyre. Faleminderit forcave tona të sigurisë dhe shërbimeve tona të mobilizuara të emergjencës”, -tha Macron. 

france

Sondazh

Poll