Bota

Vrasja e dy shqiptarëve në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh autori 31-vjeçar! DETAJE: U prezantua si polic

Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës. 

9 Gusht 2023, 13:53 Nga f.i
Vrasja e dy shqiptarëve në Shkup, arrestohet pas 5 muajsh autori
Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin

MAQEDONIA E VERIUT- Autori për vrasjen e Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti është vënë në pranga. Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës. 

Autorët u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në bar kafenë ku ndodheshin dy të rinjtë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.

Dy shqiptarët mbetën të vrarë pas një "bastisje" gjatë mbrëmjes së 6 marsit 2023 në Shkup. Si pasojë ngeli i plagosur edhe kamarjeri i lokalit.

enes iseni jeton krivanja vrasja ne shkup

Sondazh

Poll