Aktualitet

"Larg duart nga parku", protestë kundër kullës së re pas TKOB, qytetarët: Simbol i shfarosjes së demokracisë

Qytetarët që po protestojnë, thonë se nuk e dinë se kush fshihet pas ndërtimit të 60-katëshit.

8 Gusht 2023, 18:50 Nga m.s
"Larg duart nga parku", protestë kundër kullës së
protesta

TIRANE- Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet të shtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operës dhe Baletit, e parashikuar të përfundojë pas 7 viteve punë, projekt i cili po kundërshtohet nga Lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin.

Qytetarët që po protestojnë, thonë se nuk e dinë se kush fshihet pas ndërtimit të 60-katëshit. Për ta, kulla nuk është gjë tjetër veçse simbol i padrejtësisë dhe parave të pista. Njëzëri ata thonë se shteti kërkon që ta kalojë në heshtje, por këmbëngulin që të thonë fjalën e tyre, pasi për ta është një vend krimi.

Qytetarët shprehen se SPAK duhet ta hetojë këtë aferë, dhe se kulla është simbol i parasë së dyshimtë. Me një banderolë të madhe ku shkruhet “larg duart nga parku”, aktivistë të Lëvizjes Bashkë kanë protestuar në zonën ku do të ndërtohet kulla më e lartë në Tiranë.

Arlind Qorri bëri thirrje për thellim të rezistencës kundër këtij projekti.

proteste levizja bashke

Sondazh

Poll