Sport

Presidenti i PSG-së Al-Khelaïfi “shigjeton” Kylian Mbappe në prezantimin e Gonçalo Ramos: "Ky është lloji i lojtarit që duam"...

Presidenti i PSG-së siguron se ata synojnë të inkorporojnë lojtarë ultra të motivuar

8 Gusht 2023, 12:30 Nga DOSJA

Presidenti i PSG-së Al-Khelaïfi “shigjeton” Kylian Mbappe

FRANCE - Paris Saint-Germain nuk jep 'qep pa fije'. Gjithçka që rrethon 'rastin Mbappé' ofron një interpretim të dytë dhe madje të tretë.

I fundit që ka lëvizur një copë në këtë lojë unike shahu ka qenë Nasser Al-Khelaïfi.  Presidenti i PSG-së ka përfituar nga rasti i prezantimit të Gonçalo Ramos për t'i dërguar një 'shigjetë të helmuar' Kylian Mbappé.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Gonçalo Ramos në familjen e PSG-së, si sulmuesin tonë më të ri dhe më emocionues”,- filloi fjalimi i Al-Khelaïfi.

Pjesa e dytë e fjalës së tij, shumë më e ashpër, bëri një aludim pa dyshim, për Mbappe: "Gonçalo është një lojtar i ri ndërkombëtar fantastik, ultra-motivuar që lufton për ekipin".

Në rast se kishte ndonjë dyshim, se ai po i drejtohej Kylian, Al-Khelaïfi e sqaroi atë me një fjali të fundit edhe më shkatërruese: "Ky është lloji i lojtarëve që duam në të ardhmen e institucionit tonë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll