Bota

Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se një grua 57 vjeç humbi jetën si pasojë e një sulmi me bombë dhe një 66 vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë

8 Gusht 2023, 08:17 Nga f.i
Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur
foto ilustruese

UKRAINË-Të paktën një person humbi jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur në sulmet ajrore që synonin rajonet Kharkiv dhe Kherson të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

Guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se një grua 57 vjeç humbi jetën si pasojë e një sulmi me bombë dhe një 66 vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Dy civilë dhe dy gra janë shtruar në spital.

Guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin tha se Rusia kreu 30 sulme në rajon, duke gjuajtur 99 predha nga mortaja, artileri, raketa Grad dhe mjete ajrore pa pilot në vende të tjera.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll