Bota

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Vietnam, humbin jetën 7 persona

Një burrë 51-vjeçar u përfshi nga një përmbytje dhe një fëmijë katër vjeç humbi jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut.

8 Gusht 2023, 07:29 Nga f.i
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Vietnam, humbin jetën
foto ilustruese

VIETNAM- Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në provincat veriore, shkruajnë mediat e huaja.

Katër vdekje u regjistruan në provincën e Lai Chau, dy në Yen Bai dhe një në Son La, sipas zyrtarëve lokalë.  Një burrë 51-vjeçar u përfshi nga një përmbytje dhe një fëmijë katër vjeç humbi jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut. Të paktën tre persona të tjerë u plagosën.

Rrugët janë ndarë për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe autoritetet kanë probleme për të hyrë në disa lokalitete. Tetë shtëpi janë dëmtuar dhe 28 familje janë detyruar të evakuohen.

permbytjet vietnam

Sondazh

Poll