Bota

Tërmet në Kinë, 22 persona të lënduar, qindra banesa të shkatërruara

Tërmeti goditi në orën 2:33 të mëngjesit me orën lokale me një thellësi prej 10 km në epiqendër.

6 Gusht 2023, 14:20 Nga I.A
Tërmet në Kinë, 22 persona të lënduar, qindra banesa
Termet

KINË- Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qarkun Pingyuan në provincën Shandong të Kinës lindore herët në mëngjes, duke plagosur 21 persona. Tërmeti goditi në orën 2:33 të mëngjesit me orën lokale me një thellësi prej 10 km në epiqendër.

Që nga mëngjesi i së dielës, 21 persona nga qytetet Dezhou dhe Liaocheng u raportuan si të plagosur. Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 126 shtëpi ishin shembur si pasojë e tërmetit. Ekipet e shpëtimit emergjent janë dërguar në vendngjarje.

Kryeqyteti kinez Pekin, mbi 300 km nga epiqendra, ndjeu lëkundje gjatë natës. Hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave të dielën.

termet ne kine

Sondazh

Poll