Bota

Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ka zbuluar 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin

Libri i saj, "Regrets of the Dying", regjistron disa nga këto fjalë të fundit, dëshirat dhe keqardhjet e fundit që kanë pacientët e saj. Kështu që ajo vetë vendosi të ndajë pesë keqardhjet kryesore të pacientëve të saj përpara se të thonë lamtumirë.

5 Gusht 2023, 22:25 Nga k.m.
Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ka zbuluar 5
Foto ilustruese

SHBA- Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve zbuloi së fundmi gjërat për të cilat pacientët e moshuar pendohen më shumë përpara se të mbyllnin sytë. Një infermiere në shtëpinë e të moshuarve e quajtur Georgina Scul ka qenë një punonjëse e kujdesit shëndetësor për shumë vite dhe ka ndërtuar një karrierë të përkushtuar për të ndihmuar pacientët e saj të moshuar që të shijojnë muajt e tyre të fundit të jetës në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Libri i saj, "Regrets of the Dying", regjistron disa nga këto fjalë të fundit, dëshirat dhe keqardhjet e fundit që kanë pacientët e saj. Kështu që ajo vetë vendosi të ndajë pesë keqardhjet kryesore të pacientëve të saj përpara se të thonë lamtumirë.

Numri një në listë është dëshira që ata të kishin guximin të bënin atë që donin dhe jo atë që donin të tjerët.

“Kjo ishte keqardhja e të gjithëve. Nuk ka pasur kurrë një pacient që nuk mendonte kështu,”- tha Georgina - dhe ju mund ta kuptoni pse.

Dëshira e dytë është: Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë.

Sipas infermieres, kjo keqardhje ishte më e zakonshme tek pacientët meshkuj, pasi ajo shpjegoi: Të gjithë burrat që trajtova u penduan thellësisht që kaluan kaq shumë nga jeta e tyre në vendin e tyre të punës.

Tjetër?

"Do të doja të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia."

Si rezultat, ata vendosën tw bwnin një ekzistencë mediokre dhe nuk u bënë kurrë ata që mund të ishin në të vërtetë!

I katërti në listë?

"Do të doja të kisha mbajtur kontakte me miqtë e mi. Shumë ishin kapur aq shumë në jetën e tyre sa kishin lënë miqësitë e shkëlqyera të zhdukeshin me kalimin e viteve,"- shkroi infermierja.

Keqardhja e pestë dhe e fundit?

"Do të doja të mos kisha shtirur kurrë dhe të isha gjithmonë vetvetja. Frika e ndryshimit i bëri ata të shtireshin para të tjerëve dhe vetes se ishin të kënaqur, por thellë brenda tyre dëshironin të qeshin me zë të lartë dhe të bënin shumë marrëzi me jetën e tyre,"-shkroi Georgia në fund.

 

shba

Sondazh

Poll