Bota

“Të gjithë me precedentë”/ Prokuroria reagon për masakrën mes të “fortëve” në Kosovë

Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria e Prishtinës ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

5 Gusht 2023, 21:34 Nga k.m.
“Të gjithë me precedentë”/ Prokuroria reagon për
Kastriot Ramadani

PRISHTINË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbuluar detaje në lidhje me konfliktin e armatosur që ndodhi në orët e para të së shtunës në një lokal nate në kryeqytetin e Prishtinës. Sipas të dhënave zyrtare, Prokuroria e Prishtinës ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Në njoftim bëhet me dije se autori i ngjarjes, Dukagijn Nikollaj akuzohet për veprat penale: "vrasje e rëndë"; "mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve"; "pjesëmarrje në rrahje".

“Më datën 04.08.2023 në orët e mbrëmjes, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë respektivisht në lokalin ‘Bon Vivant’, ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur. Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e prokurorisë për media. Gjithashtu bëhet me dije se një prej personave si i dyshuar për vrasje ndodhet në arrati, ndërkohë që të gjithë personat e përfshirë raportohet se kanë të shkuar kriminale. “Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës,”- njofton Prokuroria.

Po ashtu, të dyshuar për vrasjen e 39-vjeçarit Kastriot Ramadani, janë Dukagjin Nikollaj, një person me precedentë penal në fushën e trafikut të drogës, i shpallur në kërkim dhe nga FBI. Ndërsa të dyshuarit e tjerë janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet i arrestuar në spital, si dhe Hysni Geci dhe Gëzim Zakuti, po ashtu të arrestuar.

kastriot ramadani prishtine

Sondazh

Poll