Bota

Greqia kërkon mjekë në ishuj! Gjatë verës nuk përballojnë dot banorët dhe turistët

Në ishullin Kos, aktualisht ka shtatë mjekë të përhershëm dhe tre të përkohshëm të urgjencës. Dy prej tyre do të dalin në pension vitin e ardhshëm.

5 Gusht 2023, 20:29 Nga k.m.
Greqia kërkon mjekë në ishuj! Gjatë verës nuk
Foto ilustruese

GREQI- Nga ambulancat te mjekët patologë, ishulli grek i Kos po përballet me një problem të njohur: mungesat kronike të burimeve kyçe të kujdesit shëndetësor. Më shumë se shtatë persona kanë vdekur që atëherë në të gjithë vendin për shkak të mungesës së ambulancës. Sipas mediave të huaja, mbi një duzinë ishuj përballen me mungesa të ngjashme, duke përfshirë destinacionet globale si Mykonos dhe Santorini.

“Stafi mjekësor po lufton çdo ditë me çfarëdo forca që ka, ata janë të rraskapitur, punojnë netë shtesë dhe nuk marrin ditë pushimi,”-tha një prej tyre për AFP.

Në ishullin Kos, aktualisht ka shtatë mjekë të përhershëm dhe tre të përkohshëm të urgjencës. Dy prej tyre do të dalin në pension vitin e ardhshëm. Ishulli ka edhe dy ambulanca të tjera që janë lënë mënjanë për mungesë stafi.

Banorët e ishullit thonë se problematika e mungesës së mjekëve bëhet më e fortë në muajt e verës kur ishujt dy apo trefishohen nga turistët.

ishulli kos

Sondazh

Poll