Bota

Prania e grupit 'Wagner'/ Lituania mbyll dy pika kufitare me Bjellorusinë

Zëvendësministri theksoi se aktualisht janë gjashtë pika kontrolli mes dy vendeve.

5 Gusht 2023, 09:47 Nga f.i
Prania e grupit 'Wagner'/ Lituania mbyll dy pika kufitare me
foto ilustruese

LITUANI- Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë për shkak të shqetësimeve nga prania e mercenarëve nga kompania ushtarake private ruse Wagner në vendin e saj fqinj, njoftoi zëvendësministri i Brendshëm lituanez.

"Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikave të kontrollit,"- tha Arnoldas Abramavicius,raportojnë mediat e huaja.

Zëvendësministri theksoi se aktualisht janë gjashtë pika kontrolli mes dy vendeve. Dy vendkalimet e konsideruara për mbyllje janë Sumskas dhe Tverecius.

Bjellorusia, një aleate e Moskës, mirëpriti mercenarët e Wagner-it pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë vlerësuan këtë javë se rreth 4,000 mercenarë të saj ndodhen në tokën bjelloruse

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll