Politike

“Diplomatët, pa paga për shkak të borxhit ndaj Becchettit” MEPJ përgënjeshtron lajmin: S’ka asnjë bllokim të llogarive bankare

Sipas MEPJ-së llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik dhe janë të pacënueshme.

3 Gusht 2023, 16:10 Nga I.A
“Diplomatët, pa paga për shkak të borxhit ndaj
MEPJ

TIRANË- Një lajm ka qarkulluar në mediat online ditën e sotme se llogaritë bankare të ambasadave shqiptare janë bllokuar për shkak të borxhit që Shqipëria i ka biznesmenit italian Francesco Becchetti. Sipas mediave, diplomatët nuk janë paguar për muajin korrik. Ndërkohë që pas këtij lajmi, Ministria e Jashtme e ka cilësuar këtë si të pavërtetë. Sipas MEPJ-së llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik dhe janë të pacënueshme. Po ashtu theksohet se çdo punonjës i MEPJ e ka marr pagën rregullisht konform ligjeve.

NJoftimi i MEPJ-së:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme cilëson si të pavërtetë dhe tërësisht abuziv informacionin e publikuar në disa portale, mbi të ashtëquajturin “bllokim” të llogarive bankare të MEPJ apo përfaqësive diplomatike shqiptare, përfshirë Italinë. MEPJ informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacënueshme në çdo rrethanë. Çdo punonjës i MEPJ dhe i shërbimit më jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës.

francesco becchetti

Sondazh

Poll